Kume: Reforma zgjedhore të mos jetë bipartizane
TIRANE- Ish kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Kristaq Kume , shprehet se duhet një reformë e re zgjedhore , e cila të mos jetë bipartizane. Në një prononcim për mediat, Kume arsyeton se pikërisht një nga problemet që u vu re në këto votime , ishte se Kodi aktual Zgjedhor tregoi se 2 partitë e mëdha politike më shumë kontrolluan njëra tjetrën sesa sollën një proces pa probleme.
Gjithashtu zoti Kume arsyeton se këto ndryshime duhet të përfshijnë gjithë spektrin politik. "Një reformë jo bipartizane për mendimin tim mund të realizohet si e tillë, vetëm nëse në të marrin pjesë e sjellin kontribute të gjithë” - thotë Kume.
Në analizën e tij ish kreu i KQZ nënvizon se zgjidhja e problemit nuk do të ishte riformulimi i Komisionit Qëndror Zgjedhor , por ndryshimi i mënyrës së vendimarrjes. Vendimet në KQZ nuk duhet të jenë me shumicë të thjeshtë, por të plotë dhe konsesuale, shtoi Kume.
“Unë zgjidhjen nuk e shoh te formula sipas së cilës mund të ndërtohet KQZ, më shumë sesa tek sjellja dhe qëndrimi që mbajnë forcat politike gjatë një procesi zgjedhor ndaj këtij komisioni. Pra KQZ të mos ketë të drejtë të marrë asnjë vendim me 4 vetë, nëse do të jenë 7 anëtar. Kjo do të thotë që cilido të jetë problemi, anëtarët e KQZ të jenë të detyruar të marrin vendime kolegjiale."- nënvizon Kume.
Megjithatë ish kreu i KQZ , shprehet se procesi i reformës zgjedhore , nuk do të jetë aq i thjeshtë, pavarësisht deklaratave pozitive të faktorit politik. Sipas tij ky është një proces kompleks dhe kërkon një vullnet të plotë politik.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)