AKU kontrolle në Gjirokastër , 6 masa administrative .

Në prag të ndërrimit të viteve Autoriteti lokal i Kontrollit të Ushqimit vijon kontrollet në pikat ushqimore intesiteti i të cilave është shtuar përgjatë javës së fundit. Sipas kreu të këtij instititucioni, Armand Hila, janë kryer më shumë së 40 kontrolle ndërsa vëmendja është përqëndruar në pikat kryesore të produkteve të mishit , bulmetit dhe tregu I fruta perimeve .
- Edhe pse kontrollet janë rutinë për institucionin e AKU-sw, këto të fundit kanë qënë më me shumë intesitet në ditët e festave . Ka subjekte të cilat më së shumti problemin e kanw me dokumentacionin për të cilën kemi kërkuar të marrin masat sipas ligjit. Nuk mund të flas nëse ka masa administrative vetëm për festat por ato janë në vijueshmëri të punës. Krahas kontrollit mbi sigurinë vëmendje i kushtohet edhe abuzimeve me çmimet që duhet thënë se nuk është një problem i vogël për konsumatorët . Fatmirësisht vetë këta të fundit janë të ndërgjegjësuar mbi mënyrën e blerjes duke zgjedhur ato pika tregëtare që janë apsolutisht të sigurta .
Përgjatë muajit dhjetor nga drejtoria rajonale e Autoritetit të Kontrollit të Ushqimit janë vendosur 6 masa administrative .