E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bakllavaja, “mbretëresha “ e ëmbëlsirave edhe këtë fundvit

Edhe pse një vit i vështirë, për shkak të pandemisë covid-19 , sërish qytetarët nuk ngurojnë  të kenë në tryezë  ëmbëlsirat tradicionale me rastin e festës së ndërrimit të viteve . Në një prej pastiçerive të njohura të qytetit,  në këto ditë të fundit të  vitit,  vemendja është fokusuar në  gatimin tradicional të bakllavasë, e cila është ajo, që spikat për Vitin e Ri . Albana Guçe pastiçiere ,shprehet  se nuk mungojnë edhe ëmbëlsirat e tjera , të cilat  vijnë në forma e produkte të ndryshme .

“Krahasuar me një vit më pare, këkresat kanë qënë në nivel mesatar.Megjithatë  nuk mund të them, që familjet ja kanë kursyer vetes një ëmbëlsirë .Secili sipas mundësisë, po bakllavaja mbetet ajo më e shitura . Me tepër janë emigrantët që e marrin këtë ëmbëlsirë,  ndërsa më pak amvisat gjirokastrite, që e preferojnë ta gatuajnë vetë”, thotë Guçe

Bakllavaja dhe ëmbëlsirat tradicionale, nga ana tjetër nuk mungojnë  në tryezën për festën e fundvitit, ku amvisat zgjedhin ta bëjnë  vetë këtë të fundit,  e cila vjen e gatuar në mënyra të ndryshme, sipas zonave në qarkun e Gjirokastrës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›