E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gjirokastër/ Teknologjia “zbehu” urimet me kartolina dhe letra

Përciellja e urimit me kartolinë, celular apo të dyja së bashku? Kjo është dilema, që shoqëron çdo qytetar, kur na ndajnë dhe pak ditë nga nata e ndërrimit të viteve.Pjesë e festave të fundvitit, janë edhe urimet për miqtë dhe familjrët ,brenda apo jashtë Shqipërisë. Por duket, se me kalimin e viteve, urimet me kartolina, janë “zbehur” dhe janë zëvendësuar me urimet nëpërmjet mesazheve nga rrjetet sociale.

Qytetarët e Gjirokastrës  shprehen, se kohët kanë ndryshuar dhe se tashmë kartolinat nuk përdoren më si pë parë . Edhe pse përciellja e urimit me kartolinë, është një kujtim që mbetet, teknologjia e re duket se po ”zbeh” traditën.

“Më parë ishte bukur, sepse kartolinat ishin fantastike dhe mesazhet i dërgonim me shkrim.Tani iku ajo kohë, kemi rrjetet sociale , instagram facebook dhe nëpërmjet tyre bëhen urimet. Kemi nostalgji për të kaluarën dhe kartolinat i ruajmë, ato pak që na kanë ngelur në sirtar’’ shprehen banorët.

Ndërkohë tregtarët në pikat ku shiten kartolina  ende  në qytetin e Gjirokastrës, shprehen se interesi për përcielljen e urimit nëpërmjet kësaj forme, është tepër i ulët dhe po ”zbehet” nga viti në vit. Mosha, që preferon kartolinën, është ajo shkollore,ndërsa për të rriturit as nuk mund të mendohet.

“Përvoja ime këtu për një kohë të gjatë, i ka kaluar të gjitha etapat e shitjes së kartolinave. Vite më parë unë kam shitur shumë kartolina edhe për fëmijët, shumë prindër blenin bashkë me dhuratën edhe një kartolin me melodi dhe fëmja mrekullohej me melodinë e kalrtolinës.Tani shitjet janë shumë të ralla, më shumë kartolinat i preferojnë të huajt”,shprehet  administratorja Alma Dhrami

Ndërkohë është ende një pjesë e fanatikëve të traditës, që preferojnë ende përcielljen e urimit për festën e fundvitit nëpërmjet postës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›