E Enjte, 5 Nëntor 2026

Lentet falas/ Dritë në sytë e afro 2 mijë gjyshërve që do të kenë një Vit të Ri të gëzuar

Rreth 2000 të moshuar, që deri dje paguanin nga xhepi për lentet, i kanë përfituar falas ato gjatë 2020.   Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me shifrat e të moshuarve që kanë përfituar lente falas.   “Mirëmëngjes dhe dhe me dritën në sytë e afro 2000 gjyshërve që do të kenë një Vit të Ri të gëzuar, falë programit të lenteve FALAS, ju uroj një ditë të mbarë”, – tha Rama.   Zgjerimi i shërbimeve shëndetësore falas ka ulur shpenzimet nga xhepat e qytetarëve. Më parë një ndërhyrje e tillë kushtonte rreth 35 mijë lekë të reja/lente, sot ndërhyrja dhe lentet janë falas. Ky është një hap përpara drejt mbulimit shëndetësor universal.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›