E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKU, kontrolle për kimikatet në bujqësi

Përdorimi në masë nga prodhuesit i hormoneve dhe stimulantëve kimikë për pjekjen e parakohshme të perimeve vë në lëvizje autoritetin e ushqimit. Specialistët e këtij insitucioni do të kryejnë inspektimet periodikë që importuesit, fitofarmacistët e deri tek fermerët për të shmangur përdorimin e këtyre helmeve tek të mbjellat bujqësore.
 

Nga inspektimet e kryera gjatë korrikut e në vazhdimësi inspektoriati i ushqimit ka bërë bllokimin e subjekteve që kanë tregëtuar këto substanca kimike jashtë listës së miratuar.

Thirrja e autoritetit kombëtar të ushqimit i shkon operatorit të bizienit të cilët duhet të jenë të kujdeshëm më importimin e produkteve, ndërsa nga ana tjetër inspektimet zinxhirë do të arrijnë deri të fermerët që të ndalin dozat e tyre për kimikatet e rrezikshme që i përdorin tek domatja, trangulli apo frutave si shalqiri e bostani.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›