AKUZA NËN AKUZË. Fatmir Mediu padit Ina Ramën dhe Sokol Stojanin
Kryeprokurorja paditet për publikimin e kërkesës për heqje imuniteti të Mediut. Burime nga organi i akuzës mohuan daljen e fakteve që përbëjnë sekret hetimor
Tiranë - Akuza është nën akuzë. Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka depozituar dje në Prokurorinë e Tiranës padinë penale ndaj kryeprokurores Ina Rama dhe kryehetuesit të dosjes “Gërdeci”, Sokol Stojani, të cilët ndodhen jashtë vendit në një konferencë në Bukuresht. Avokatët e zotit Mediu, në një konferencë të posaçme për shtyp, e bënë të ditur këtë akt, ndërsa vetë ish-ministri e paralajmëroi një gjyq të tillë gjatë një emisioni televiziv, kur tha se “kryeprokurorja bëri publike kërkesën për heqjen e imunitetit tim, e nëse deri tani nuk ka pasur ndonjë padi nga ana ime, kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë në të ardhmen”. Për herë të parë ngrihet një kallëzim penal ndaj një prokurori të Përgjithshëm në Shqipëri. Kjo u bë e ditur nga avokatët e Mediut. “Ina Rama shkeli detyrën duke publikuar dosjen e Mediut, që përmbante të dhëna sekrete. Kjo është vepër penale”, - thanë avokatët e ish-ministrit të Mbrojtjes. Avokatët e ish-ministrit të Mbrojtjes, i pandehur në çështjen “Gërdeci”, bënë të ditur se klienti i tyre ka dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës ndaj kryeprokurores Ina Rama. Avokatët Petrit Serjani dhe Ardian Visha u shprehën dje gjatë një konference për shtyp lidhur me dosjen e publikuar në media për tragjedinë e Gërdecit.
Akuza
Mediu pretendon me anë të avokatëve të tij se në media janë publikuar akte të rëndësishme të dosjes së ish-ministrit të Mbrojtjes, që cenojnë autoritetin e ministrit me qëllim diskriminimin e tij. Avokatët e kanë quajtur këtë veprim të prokurores Ina Rama si të paligjshëm dhe të qëllimshëm. Avokatët thanë se “dosjet përmbanin të dhëna sekrete dhe publikimi i tyre me pa të drejtë, i paligjshëm dhe i qëllimshëm nga ana e Ina Ramës, bëri që kjo e fundit të ketë shkelur detyrën dhe shpërdoruar atë”.
“Ina Rama kreu një vepër penale”, - thanë avokatët Visha e Serjani. Sipas tyre, kërkesa për procedim penal ndaj prokurores së Përgjithshme mund të realizohet pasi Ina Rama nuk gëzon ndonjë imunitet në këtë drejtim. Më tej avokatët i janë përgjigjur dhe interesit t gazetarëve mbi këtë akt. Të pyetur nga gazetarët nëse po paragjykonin mundësinë e daljes së kërkesës për gjykim nga Gjykata e Lartë apo ndonjë subjekt tjetër, avokati Visha u shpreh se “ne kërkojmë pikërisht zbardhjen e kësaj gjëje. Të paktën në rastin e publikimit të kërkesës për heqjen e imunitetit është paraprakisht e provuar një gjë e tillë, pasi përveçse u shpërnda kjo kërkesë zyrtarisht nga Prokuroria, vetë kryeprokurorja lexoi pjesë të saj para kamerave. Lexoi elemente të dosjes, që përbënin sekret hetimor”, - u shpreh avokati Visha.
Prokuroria
Porsa është njohur me veprimin e dy avokatëve, “Albania” ka kontaktuar prokurorë të dosjes “Gërdeci”, të cilët dukej se e prisnin një veprim të tillë prej disa kohësh. Gjithsesi, burime nga organi i akuzës i thanë “Albania”-s se do të kishin një version më përfundimtar të reagimit të tyre porsa të ishin njohur në detaje me pretendimet. “Në lidhje me pretendimin për nxjerrje të sekretit hetimor të publikimit të kërkesës për heqjen e imunitetit, mund t’ju them se kjo ishte një kërkesë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë. Mendoj se minimalisht elektorati dhe votuesit e zotit Mediu do të donin të dinin arsyet se pse kërkonim hetimin e tij. Për më tepër që ne në atë kërkesë parashtruam arsyet dhe fillin e procedurave, nuk bëmë publik asnjë element specifik të dosjes”, - u shpreh një nga prokurorët e çështjes.
Paraprakisht ekspertët e organit të akuzës kanë deklaruar se në dijeninë e tyre nuk është publikuar asnjë element që përbën nxjerrje të sekretit. “Nuk është bërë publik asnjë dëshmi, akt, urdhër, kërkesë për sekuestro, tabulat telefonik, apo bisedë e regjistruar. Është bërë publik një arsyetim i caktuar, që përmend fillin logjik të ngjarjeve, çka nuk është shkelje ligji, pasi detyra e Prokurorisë është të ngrejë akuza dhe të arsyetojë mbi veprimet e palëve që janë në vëmendje”, - i tha burimi dje “Albania”-s.
Deklarata e plotë e avokatëve: Ina Rama pati qëllime kriminale
“Sot, më datë 23 mars 2009, deputeti Fatmir Mediu ka paraqitur në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë kallëzimin për:
1) Shtetasen Ina Haxhi Rama, me detyrë prokurore e Përgjithshme e Republikës, pasi ajo, në datën 25 prill 2008, në cilësinë e prokurores së Përgjithshme të Republikës, në bashkëpunim me grupin e prokurorëve që janë marrë me hetimin e çështjes penale numër 3 të vitit 2008, regjistruar në Prokurorinë e Përgjithshme, kanë kryer veprën penale të ‘zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete’ parashikuar nga Neni 295/a, paragrafi i tretë i Kodit Penal dhe atë të shpërdorimit të detyrës. Për të realizuar qëllimin e saj kriminal dhe diskreditim publik të z. Fatmir Mediu dhe për të krijuar një opinion të pavërtetë rreth tragjedisë së ndodhur në Gërdec, ajo, gjatë deklarimit të kërkesës për heqje imunitetit ka publikuar në mënyrë të qëllimshme dhe të paligjshme përmbajtjen e akteve procedurale të dosjes hetimore përkatëse. Kryerja e veprimit të mësipërm vjen në kundërshtim me Nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale si dhe Nenin 6 pika 2 të ligjit ‘Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë’.
2) Shtetasin Sokol Stojani, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme dhe kryetar i grupit të hetimit të çështjes penale të lidhur me ngjarjen e Gërdecit, pasi ai, në këtë cilësi, në emisionin 'Opinion’ të televizionit ‘Klan’ të datës 19 mars 2009, i ka sugjeruar nëpërmjet dhjetëra mesazheve elektronike SMS panelit të gazetarëve pyetje për z. Fatmir Mediu, i ftuar në atë emision.
Prokurori Stojani, nëpërmjet ndërhyrjes me anë të të tretëve, në një emision mediatik publik, për më tepër kur ‘puna’ e tij hetimore ka përfunduar dhe dosja ka kaluar në gjykatë, ka synuar diskreditimin publik të z. Mediu për shkak të abuzimit keqdashës dhe jotransparent të të dhënave që ai disponon për shkak të funksionit të tij të deritanishëm. Veprimi i z. Stojani është jo vetëm i paligjshëm, por edhe i paprecedentë në historinë e Prokurorisë shqiptare.
Për sa kohë teksti i përçuar përmban sugjerime për pyetje publike ndaj Fatmir Mediut, pa u hyrë subjektivisht fyerjeve të mundshme të përmbajtura në to, z. Mediu ka gjykuar që, nëpërmjet realizimit të veprimit të paligjshëm të mësipërm, për më tepër në kushtet kur për një vit rresht Prokuroria refuzoi të realizojë pyetjen e tij institucionale, prokurori Sokol Stojani ka konsumuar elemente të veprës penale të shpërdorimit të detyrës.
Z. Mediu i ka paraqitur sot (dje) këto kallëzime penale dhe jo më përpara, për të shmangur çdo lloj dyshimi se ai po ushtronte presion mbi Prokurorinë e Përgjithshme, pasi hetimet kanë përfunduar dhe dosja përkatëse është dërguar në gjykatën kompetente dhe për më tepër, sikurse rezulton nga materialet e dosjes, nuk ka asnjë vendim të Prokurorisë për të publikuar dhe për të zbuluar të dhëna dhe akte të hetimit”.
24 Mars 2009