ALB Koblenz

Skuadra gjermane TUS Koblenz, e cila garon në Bundesliga 2 (liga e dytë gjermane), thuajse dalëngadalë është duke u shndërruar në një minikombëtare shqiptare.
Aktualisht, pjesë e kësaj skuadre janë gjashtë futbollistë shqiptarë. Futbollisti i fundit shqiptar që u transferua në këtë klub është mesfushori i Përfaqësueses së Shqipërisë, Ervin Skela. Para Skelës, në këtë klub patën kaluar edhe Almir Murati, Renaldo Rama, Njazi Kuqi, Shefki Kuqi dhe Shqipron Skeraj.
Sulmuesi i kësaj skuadre, Almir Murati, thotë se ndihet mirë në Koblenz, pasi aty luajnë edhe pesë bashkëkombës të tij. Ai thotë se në raste të tilla, edhe ekipi aplikon lojë më të mirë, sepse lojtarët kuptohen më lehtë dhe më mirë mes vete.
Unë kam pasur rastin të luaj në Winterthur me Sehar Fejzullahun, ndërsa tani në Koblenz jemi gjashtë shqiptarë. Është shumë mirë kur në ekip ke edhe lojtarë tjerë nga vendi yt. Ke mundësi të merresh vesh më mirë me ta, dhe normalisht që edhe ekipi aplikon lojë më të mirë, deklaroi Murati për Express.
Ai beson se me ardhjen e Skelës në këtë skuadër, Koblenzi do ta tejkalojë krizën e rezultateve, të cilën po e përjeton. Pas tetë xhirosh të zhvilluara në Bundesliga 2, Koblenz zë vendin e 16-të në tabelën e klasifikimit, me vetëm 5 pikë të tubuara.
Unë besoj se shpejt do ta tejkalojmë këtë krizë. Ardhja e Skelës do të na ndihmojë shumë në këtë drejtim. Tani mund të them se kemi një ekip shumë të mirë, shtoi ai.
Edhe futbollisti tjetër i kësaj skuadre, Shqipron Skeraj, thotë se ndihet mirë në Koblenz, pasi luan së bashku me pesë bashkëkombësit e tij.
Për mua është një ndjenjë e mirë të luaj me pesë shqiptarë të tjerë në ekip. Unë kam ardhur pak më vonë këtu, por më kanë ndihmuar të gjithë, e veçmas vëllezërit Kuqi. Ata janë njerëz shumë të mirë. Të gjithë kalojmë mirë këtu. Dashtë Zoti që edhe futbollistë të tjerë kosovarë të depërtojnë në Evropë, theksoi ish-futbollisti i Lirisë dhe FC Prishtinës.
Ai tregoi se të gjithë kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme mes vete. Përveç që stërvisin dy herë në ditë së bashku, Skeraj tha se edhe shumicën e kohës së lirë e kalon me bashkëlojtarët e tij shqiptarë.