Situata politike, ambasadorët e BE takojnë Ramën
Përfundon takimi i ambasadorëve të BE-së me kreun e opozitës Edi Rama, nisur që në orën 17.00. Kjo valë takimesh vjen pas asaj të zhvilluar me Presidentin e Republikës Bamir Topi dhe me Kryeministrin Sali Berisha, ditën e shtunë. Kjo përballje është për të bërë të mundur gjetjen e zgjidhjes për qetësimin e situatës politike në vend, të rënduar pas demonstratës së dhunshme të 21 janarit.
Në takimin me shefin e PS-së morrën pjesë ambasadori i Greqisë, Hollandës, Francës, Amerikes etj. Dje ambasadorët e BE-së, dhe ai i amerikan Aleksandër Arvizu takuan kryeministrin Sali Berisha, të cilit i kërkuan arritjen e dialogut politik dhe qetësimin e situatës në vend.