ALEAT zgjat orarine aplikimit për kartae pasaporta biometrike
TIRANë- Pas kërkesës së Ministrisë së Brendshe se duhet përballuar fluksi i emigrantëve që aplikojnë për karta e pasaporta biometrike vjen edhe reagimi i ALEAT, e cila njofton se do të zgjatet orari i aplikimeve nga 08.00 deri në 19.00.
ALEAT njofton se në të gjithë vendin rreth 77 zyra ku aplikohet për karta e pasaporta biometrike do të punohet me orar të zgjatur, me qëllim përballimin e fluksit të aplikuesve. Po ashtu në të gjithë vendin edhe 21 zyrat e shpërndarjes do të punojnë me orare të zgjatura.
Për të gjithë personat që duan të aplikojë edhe në fundjavë, të shtunën apo të dielën do të jenë hapur të gjitha zyrat përkatëse. Masat për orare të zgjatura deri në fundjavë, vijnë pas fluksit të madh të emigrantëve në muajin gusht.
(m.a/BalkanWeb)