E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Durrës:Ky sezon turistiki jashtëzakonshëm

DURRES- Kryeministri Berisha ka vizituar mbrëmjen e djeshme pushuesit në plazhin e Durrësit. Duke shëtitur bregut të detit kryeministri ka takuar pushues jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga Kosova dhe Maqedonia. 

Kreu i qeverisë ka zhvilluar me ta biseda në lidhje me kushett që ofrohen këtë vit në bregdetin shqiptar ndërsa është shprehur entuziast për shtimin e numrit të pushuesve. 

“Nga pikat e kufirit të këtij vendi këto dy muaj kanë hyrë qytetarë shqiptarë dhe të huaj me shumë se kurrë në tërë historinë e vendit. Vetëm qershorin dhe korrikun janë 1 milionë e 400 mijë të ardhur. Është një vërshim, do të thosha, drejt Shqipërisë dhe kjo është një gjë jashtëzakonisht pozitive.” theksoi Berisha. 

Në mbyllje të vizitës së kryeministrit, pushuesit kanë përfituar për ta fiksuar këtë kujtim përmes fotografive.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›