Kontrabanda, në pranga dy të dyshuar. Mallrat, vlerë 200 mijë euro
Arrestohen dy persona, me akuzen per kontrabande me mallra te tjere. Ne kuader te operacionit “Fitimi pa dogane”, u vune ne pranga, Ardian Biba dhe Artan Sota. Sipas policise te dy personat kalonin nepermjet pikes kufitare te Kakavijes, mallra kontrabande, duke i fshehur ata ne vende te posacme brenda mjetit. Vetem vlera e mallrave te sekuestruara shkon ne 200 mije euro.
Në kuadër të operacionit të koduar "Fitimi pa doganë 2" i realizuar me sukses nga specialistët kundër krimit ekonomik dhe financiar pranë policisë së kryeqytetit bën të mundur arrestimin në flagrancë të dy shtetasve të dyshuar për konsumim të veprës penale të kontrabandës me mallra të tjerë, vepër penale që parashikohet nga neni 174 dhe 25 i Kodit Penal. Më konkretisht u morr masa e arrestit në flagrancë ndaj dy shtetasve të mëposhtëm, Ardian Haki Biba, 39 vjec, banues në Tiranë me profesion shofer në linjën e autobusave Tiranë-Athinë, Artan Vangjel Sota, 37 vjec banues në Tiranë me profesion tregtar i pajisjeve elektronike në kryeqytet", bëri të ditur Alma Katragjini, zëdhënëse e policisë së Tiranës.
Gent Hazizi < I mëparshmi