OSSH i pret energjinë debitorëve, lehtësira për pagesën

OSSH ka nisur ndërprerjen e energjinë elektrike për konsumatorët që nuk kanë paguar faturat e energjisë prej kohësh. Sipas njoftimit zyrtar, vetëm në një pjesë të kryeqytetit janë rreth 360 debitorë, që i detyrohen kompanisë rreth 45 milionë lekë.
"Aktualisht ndodhemi në një nga zonat e Kodër Kamzës, që ka një borxh të konsiderueshëm prej 45 milionë lekë të reja, me numër abonentësh diku te 360 abonentë debitorë. Ndodhemi në këtë zonë për vetë faktin që këta abonentë nuk kanë reaguar ndaj njoftimeve të herë pas hershme të OSSH për pagesat e energjis elektrike, flasim për borxhe të konsiderueshme të cilat janë për një periudhë të gjatë kohore. Nuk ka pasur asnjë reagim pozitiv nga komuniteti", bën të ditur Ermal Murati, drejtor i departamentit të Arkëtimeve, OSSH,
Sipas Muratit, për debitorët që kërkojnë të përmbyllin këtë detyrim ka lehtësira në formën e pagesës. "Nëse ka ndonjë reagim pozitiv, ne detyrimisht kthehemi dhe i ofrojmë mundësinë e pagesave me këste. është një opsion për të gjithë ata debitorë që nuk kanë mundësi financiare, të paraqiten pranë zyrave tona për të lidhur akt marrëveshje dhe pagesën e detyrimeve financiare ndaj OSSH-së. Për të gjithë ata abonentë që pretendojnë që mund ti rilidhin do ketë dhe masa ekstreme deri në kallëzim në Prokurori", vijon Murati. Aksionet e Operatorit të Shpërndarjes do të vijojnë edhe në zona të tjera të Shqipërisë. Grupet e punës shoqërohen nga një agjenci sigurie për punonjësit në rastet e nevojshme.
Guina Hoxha < I mëparshmi