E Shtunë, 31 Tetor 2026

ALMEX 2010 sjell risine e fundit per ushtrine shqiptare

Tirane - Eshte hapur Ekspozita Nderkombetare per Mbrojtjen dhe Sigurine ALMEX 2010 te organizuar nga Ministria e Mbrojtjes e Shqiperise dhe shoqeria Klik Ekspo Group. Ne ceremonine festive te organizuar me kete rasr merrnin pjese Ministri i Mbrojtjes Arben Imami Ministri i Brendshem Lulezim Basha gjenerale te trupave te vendeve anetare te NATO-s antare te trupit diplomatik si dhe personalitete te tjere te ftuar. Pas prerjes se shirit te perurimit te Ekspozites Nderkombetare per Mbrojtjen dhe Sigurine ALMEX 2010 e para e ketij lloji ne Shqiperi te ftuarit moren pjese ne Konferencen eshtje te Sigurise dhe Mbrojtjes Rajonale . Konferencen e hapi Presidenti i Shoqerise Klik Ekspo Group Luan Muhametaj cili tha se eshte hera e pare qe ne vendin tone organizohet ky panair event qe tregon se Shqiperia tashme si vend anetar i NATO-s eshte jo vetem vend i sigurte per qytetaret e vet por edhe atraktiv per biznesin. ALMEX 2010 u realizua nga puna e perbashket e Klik Ekspo Group me Ministrine e Mbrojtjes se Republikes se Shqiperise. shte aktivitet qe rrok punen e nje viti. Si aktivitet i pare ne llojin e vet tek ne fale eksperiences se Klik Ekspo Group dhe mbeshtetjes se shtetit shqiptar ben te mundur qe ky edicion te jete i suksesshem por njekohesisht te sherbeje edhe si gur themeli per ALMEX ne te ardhmen. Panairi sjell ne Tirane por edhe ne Ballkanin Perendimor teknologjine e perparuar te prodhimeve ushtarake e cila do te jete prezente ne modernizimin e Forcave te Armatosura Policise se Shtetit Sherbimit Informativ Shteteror Gardes se Republikes agjencive shteterore dhe kompanive private te mbrojtjes dhe sigurise. Kompanite e huaja prezente ketu do te vizitohen dhe do te kene mundesi bashkepunimi e komunikimi edhe me autoritete shteterore e kompani biznesi te Ballkanit Perendimor. Kjo eshte nje mundesi me shume per bashkepunimin rajonal dhe fokusimin ne projekte te perbashketa. ALMEX 2010 synon futjen e industrise ushtarake nderkombetare ne Shqiperi e me gjere ne nje treg i cili eshte ne fillesat e veta por vital. Kompanite prezente ne kete Panair sjellin fjalen e fundit te teknologjise ne fushat e tyre. Prezenca e tyre ketu flet shume dhe krijon rastin me te mire te bashkepunimit ne dobi te vendit tone por edhe me gjere. Me pas e moren fjalen Ministri i Mbrojtjes Arben Imami i cili nder te tjera tha se ALMEX 2010 eshte nje risi eshte aktivitet qe realizon nje prezantim shume serioz te Shqiperise Forcave te Armatosura dhe institucioneve te tjera te sigurise. shte hera e pare qe organizohet nje panair i ketij lloji ne vendin tone dhe si i tille eshte pjese e ecjes se sigurte ne rrugen e integrimit. Intitucionet tona te Mbrojtjes dhe Sigurise po prezantojne arritjet e tyre progresin e bere ne rritjen e standarteve modernizimin e ne proceset dhe programet per te ardhmen. shte ky prezantim qe beri te rritet ndieshmeria e kompanive private te industrise ushtarake te BE rajonit tone e me gjere. Shpreh edhe njehere bindjen time dhe te Ministrise se Mbrojtjes se ky panair do te jete nje sukses ne bashkepunimin e Klik Ekspo Group me Forcat e Armatosura. Me pas pershendeti dhe Ministri i Brendshem Lulezim Basha. Ne vijim autoritetet e larta te ftuar vizituan stendat e ketij panairi.
Paradite trupat elite te Forcave te Armatosura te Shqiperise ne Poligonin e Komandove ne Zall Herr shpalosen aftesite e tyre me te mira me ane te demostrimeve dhe perdorimit te teknologjise dhe pajimeve inovative ne fushen e sigurise dhe emergjencave civile. Ky prezantim hapi serine e aktiviteteve te Ekspozites Nderkombetare per Mbrojtjen dhe Sigurine ALMEX 2010 te organizuar nga Ministria e Mbrojtjes e Shqiperise dhe shoqeria Klik Ekspo Group.
Demostrimi filloi me ekzekutimin e Himnit Kombetar te Republikes se Shqiperise. Me pas ne kete ceremoni pershendeti te pranishmit Shefi i Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura Gjeneral Brigade Maksim Malaj i cili theksoi se jemi mbledhur sot ne mjediset e Poligonit te Forcave Komando ne Zall Herr per te marre pjese ne ceremonine e hapjes se Ekspozites Nderkombetare per Mbrojtjen dhe Sigurine ALMEX 2010 te organizuar nga Ministria e Mbrojtjes e Shqiperise dhe shoqeria Klik Ekspo Group. Jo pa qellim ky panair e fillon aktivitetin e tij me kete demostrim te pajisjeve dhe arritjeve teknologjike ne fushen e sigurise dhe emergjencave civile ne nje nga njesite e Forcave te Armatosura per te treguar rolin e vecante qe Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Pergjithshem i Forcave te Armatosura kane luajtur per organizimin e ketij eventi. Ne besojme dhe shpresojme qe ky panair tiu sherbeje specialisteve dhe prodhuesve te ardhur nga vende te ndryshme te botes jo vetem per te marketuar dhe ekspozuar produktet e tyre por ne te njejten kohe per te pare mundesine e bashkepunimit ne te ardhmen.
Nga data 28 deri me 30 tetor ne ambientet e Muzeut Historik Kombetar e shkuara e sotmja dhe e ardhmja e Forcave te Armatosura vjen si nje mundesi per tu prekur nga te gjithe. KLIK EKSPO GROUP eshte kompania shqiptare qe operon ne sektorin e panaireve nderkombetare. Klik Ekspo Group eshte anetar me te drejta te plota ne Organizaten Globale te Panaireve Nderkombetare U.F.I. me seli ne Paris dhe partnere e Aleances se Panaireve te Evropes Qendrore C.E.F.A..

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›