Perleshje ne autobus panik tek pasagjeret
TEPELENE - Nje sherr ndermjet dy kuksianeve e dy memaljoteve ka mbajtur ne ankth gjate gjithe rruges pasagjeret e autobusit te linjes Tirane-Sarande. Debati mes tyre nisi qe ne kryeqytet kur dy personat nga Kukesi te cilet mesa duket ishin nisur per pune sezonale ne jug jane ndeshur me dy persona te tjere nga Memaliaj. Keta te fundit u nisen dje me makinen e tyre drejt Tepelenes ndersa dy verioret kane hipur ne autobusin e Sarandes. Gjate gjithe rruges automjeti ka ndjekur autobusin duke bere edhe parakalime te shpeshta. E gjithe kjo situate zgjati me ore te tera derisa ata ndaluan ne qytetin e tyre Memaliaj dhe i bene prite autobusit. Drejtuesi Sh.Muho eshte detyruar te ndaloje. Dy personat emrat e te cileve nuk u bene te ditur jane futur ne autobus duke dhunuar me pas shtetasit me te cilet ata e nisen konfliktin qe ne stacionin e Tiranes. Gjithcka ndodhi ne sy te dhjetera pasagjereve te cilet jane terrorizuar nga situata e krijuar. Deshmitare ne vendin e ngjarjes bene te ditur se pas dhunes se ushtruar agresoret jane larguar menjehere. Askush nuk guxoi te futej dhe ti ndante pasi sipas pasagjereve ata ishin edhe te armatosur. Menjehere eshte njoftuar policia e Tepelenes e cila mberriti ne vendngjarje. Pas hetimeve paraprake njeri prej te rinjve nga Kukesi u dergua ne spitalin e Gjirokastres per mjekim ndersa tjetri u shoqerua per tu pyetur. Sipas burimeve nga Drejtoria e Policise Gjirokaster grindja mes te rinjve nuk eshte regjistruar si veper penale dhe askush prej protagonisteve nuk eshte ndaluar. sh.d