E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane tritol makines se doganierit

Ngjarja ndodhi rreth ores 0430 te mengjesit ne zonen e Brrylit ne Tirane. Burime nga policia thane se automjeti qe ka shperthyer eshte i markes Mercedez Benz me targe TR 9822 K. Makina i perket Perparim Allkes i punesuar ne Drejtorine e Doganave ne kryeqytet si inspektor ne njesine e Antikontrabandes. Automjeti ishte i parkuar poshte nje pallati ne zonen e Brrylit perballe maternitetit Koco Gliozheni ku banon inspektori Allka me familjen e tij. Menjehere pasi ka konstatuar ate qe kishte ndodhur me automjetin e tij inspektori i doganave ka lajmeruar policine e kryeqytetit dhe nje grup ekspertesh nga Komisariati nr.4. Ne vendngjarje ka mberritur edhe njesia Antieksploziv per te kryer veprimet e para hetimore. Sipas policise nga verifikimet e kryera ne vendin e ngjarjes dyshohet se shperthimi mund te kete ndodhur nga konsumimi i baterise se mjetit e cila ka shkaktuar shkendije elektrike. Pas qarkut te shkurter ekspertet dyshojne se pjesa e perparme e makines ka marre flake mesa duket e favorizuar nga lloji i karburantit benzine. Burime te rezervuara nga grupi hetimor thane se nuk perjashtohet edhe mundesia e vendosjes se ndonje sasie eksplozivi ne pjesen e perparme te makines. Automjeti i demtuar eshte terhequr nga vendi i ngjarjes me karrotrec per tu ekzaminuar me hollesi nga ekspertet e policise. Ata pritet te dalin ne nje konkluzion konkret diten e sotme ne lidhje me ate qe ka ndodhur me makinen e punonjesit te Antikontrabandes. I tensionuar per ate cka i kishte ndodhur makines prane shtepise se tij inspektori Perparim Allka nuk ka pranuar te jape asnje sqarim per median. Ai ka thene se ia ka lene ne dore policise sqarimin e rrethanave te ngjarjes. Sipas policise automjeti eshte demtuar ne pjesen me te madhe te tij. Shperthimi i ka nxjerre jashte perdorimit motorin duke shkaterruar edhe kofanon dhe xhamin e pare. Nga keqyrja e pare qe iu be mjetit nuk rezultoi te kishte bloze qe mund te lere tymi i shkaktuar nga flaket gje qe deri diku mohon qe makina te jete perfshire nga flaket duke perforcuar pisten e venies se lendes plasese. Sulmohen kambistet ne Tufine 25 mije euro shpetojne nga grabitja

TIRANE - Tre persona te armatosur kane sulmuar mbreme dy kambiste babe e bir me qellim per tu grabitur shumen e parave qe kishin me vete. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 2130 ne zonen e Tufines ne Tirane. Sipas burimeve nga policia mesohet se dy kambistet po ktheheshin ne banesen e tyre dje ne mbremje kur jane perballur me tre personat e armatosur. Keta te fundit kane tentuar te grabisnin dy te demtuarit Tosh dhe Mark Vata babe e bir mes tyre por kambistet kane kundershtuar te dorezojne parate. Per kete shkak mes tre autoreve te krimit dhe dy kambisteve ka pasur nje perleshje fizike. Fatmiresisht autoret e ngjarjes nuk kane qelluar me arme por jane perpjekur tu marrin kambisteve me force nga duart canten ku mbanin plot 25 mije euro. Ne perleshje e siper ngjarja ka terhequr vemendjen e banoreve te zones ndersa ka qene edhe njeri prej kambisteve qe ka arritur te njoftoje policine. Forcat e rendit jane nisur drejt vendit te ngjarjes nderkohe qe babe e bir u kane bere rezistence grabitesve duke arritur te shpetojne shumen prej 25 mije eurosh para te grumbulluara nga aktiviteti i dites si dhe shuma qe i kishin marre me vete per kembim dje ne mengjes kur kane dale per ne pune. Policia tha se tre autoret e ngjarjes jane larguar sapo kane kuptuar mberritjen e forcave te rendit. Nderkohe dy kambistet Tosh e Mark Vata kane pesuar lendime te lehta fizike gjate perleshjes. Ata jane derguar ne spital per ndihme mjekesore ku ndodhen jashte rrezikut per jeten.

Etleva Delia

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›