E Diel, 1 Nëntor 2026

ALMEX 2011, makineritë ushtarake ekspozohen në Tiranë

Panairi i organizuar nga “Klik Ekspo Grup” sjell firmat më të njohura të prodhimit të mjeteve të mbrojtjes, si “Duro Dakoviç” (Kroaci), “Renault Truck Defense”, “MagForce International” e “Nexter” (Francë), “AMZ-Kutno”, “Pojazdy Specjalistyczne” e “Bumar” (Poloni), “Beretta” e “Alimarty Srl” (Itali) etj.

“Teknologjia jonë ushtarake nuk do të thotë që ne kërcënojmë apo duam të sulmojmë ndonjë shtet tjetër. Ne thjesht demonstrojmë forcën tone”, tha dje Mate Raboteg, Sekretari i Shtetit për Mbrojtjen i Kroacisë.

Por, pavarësisht se zyrtari i lartë kroat ishte duke shprehur qëndrimin e shtetit që përfaqëson pas prezantimit spektakolar të prodhimeve të industrisë kroate, kjo deklaratë mishëron edhe interesat e kompanive gjigante të vendeve anëtare të NATO-s që ofrohen në panair.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-10-29 15:28
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›