E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce takim me nxenes per politikat e Policise Kufitare

Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit ka pritur nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të qytetit të Korçës, në kuadër të ditëve të hapura të policisë për komunitetin.

Kreu i kësaj drejtorie, Ismail Elezi, i ka njohur nxënësit me punën, strukturën dhe detyrat e policisë kufitare, e cila ka si qëllim marrjen e masave për kontrollin dhe mbikëqyrjen e vijës kufitare të gjelbër me gjatësi prej 200 km, që fillon nga Qafë-Thana dhe vazhdon deri në doganën e Tre Urave.

Efektivët e policisë kufitare, vazhdoi më tej Elezi ,kanë përballuar një fluks të konsiderueshëm të hyrje-daljeve, gjatë 10 muajve të fundit, kjo edhe falë liberalizimit të vizave, duke garantuar lëvizjen e lirë dhe pa problem të qytetarëve që hyjnë apo dalin nga territori i vendit tonë.

Po ashtu, policia kufitare mori masa të veçanta për të siguruar normalitetin e lëvizjes edhe të turistëve dhe vizitorëve ,të cilët erdhën për të kaluar pushimet në vendin tonë, numri i të cilëve, krahasuar me vitin e kaluar u rrit me 20%.

Drejtori i kufirit Elezi ka vënë në dukje edhe domosdoshmërinë e njohjes dhe zbatimit të ligjit nga të gjithë qytetarët,të cilët lëvizin nëpërmjet pikave kufitare ,që lidhin vendin tonë me Greqinë dhe Maqedoninë ,duke respektuar rregullat dhe detyrimet me korrektësi,për të shmangur në këtë mënyrë penalitetet përkatëse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›