Prefekti i Beratit kritika ndaj drejtuesve vendore

Prefekti i Beratit, Bujar Hoxhaj ka paraqitur kritika ndaj vendoreve për vonesat që po shoqërojnë procesin e kalimit të pyjeve dhe kullotave nën administrimin e tyre.
Sipas kreut të prefekturës, kalimi nën administrim i pyjeve dhe kullotave rrit të ardhurat e tyre dhe i ngarkon ata me përgjegjësi për administrimin e mijëra sipërfaqeve me pyje dhe kullota.
Nisur nga ky problem prefekti ka mbajtur një takim me drejtues të komunave të këtij qarku, të cilëve u ka kërkuar të përmbyllin sa më parë procesin e transferimit të pyjeve dhe kullotave në pronësi të njësive vendore.
Kryetarëve të komunave u është kërkuar që të bëjnë identifikimin e sipërfaqeve të pyjeve e kullotave në listat e inventarit të pasurive të paluajtshme në territorin e tyre.
Kalimi nën administrimin e sipërfaqeve të pyjeve dhe kullotave parashikon që drejtuesit e komunave të kenë mundësi që ti administrojnë ato duke i dhënë me qera për të rritur të ardhurat e tyre, por njëkohësisht i ngarkon me përgjegjësi që ti ruajnë për rastet e rënies së zjarreve dhe përmbytjeve.