Ministri gjerman, Vestervelle viziton sot Kosovën
Ministri i jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, mbërrin sot në Prishtinë, ku do të takohet me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministrin Hashim Thaçi, dhe me komandantin e KFOR-it, Erhard Byler dhe zyrtarë të tjerë.
Minsitri Vestervelle është zyrtari i parë i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, që e viziton Kosovën, pas trazirave në pjesën veriore.
Gjatë këtij turneu në Ballkan ai tashmë ka vizituar Malin e Zi dhe Kroacinë.