E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Të gjithë të heqin dorë nga etiketimet personale, Rama i pari

 

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta duke iu përgjigjur akuzave mes Ramës e Berishës, deklaroi se sjelljet destruktive nuk i shërbejnë vendit. “Mendoj se të gjithë duhet të ngrihen mbi interesat e vogla, aq më tepër mbi egot për pushtet dhe duhet të respektojnë pikërisht vullnetin e qytetarëve shqiptarë, duhet të respektojnë Kushtetutën e vendit, e cila është bërë me referendum nga populli shqiptar dhe duhet të sillen në mënyrë evropiane përderisa kemi hyrë në një moment të ri, atë të përgatitjes për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Mendoj që çdo sjellje destruktive, jo vetëm nuk i shërben interesave të vendit, por as interesave të atyre që kanë votuar për një opozitë demokratike”, u shpreh dje Meta pas homazheve pranë Varrezave të Dëshmorëve me rastin e 65 vjetorit të çlirimit të vendit. Në prononcimin për mediat, Meta kërkoi nga Rama dhe nga Berisha që të heqin dorë nga etiketimet personale. “Do i ftoja të gjithë që të heqin dorë nga etiketimet e panevojshme të karakterit personal dhe këtë në radhë të parë duhet ta bëjë kryetari i PS-së dhe natyrisht më pas dhe kryeministri dhe gjithë të tjerët”, theksoi Meta. Sipas zv-kryeministrit sot është koha për të punuar fort për forcimin e institucioneve demokratike dhe për t’u përqendruar në procesin evropian. Duke folur për 29 Nëntorin, Meta tha se sot nderohen ata që dhanë jetën për liri. Për këtë arsye, Meta ka vendosur edhe një kurorë me lule pranë Varrezave të Dëshmorëve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›