E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligori: Pa hapjen e kutive, vetëm zgjedhje

 

Deputetja socialiste Shegush Ligori i është përgjigjur deputetes demokrate, Lajla Pernaska. “Zonja Përnaska! Hapni kutitë, mjaft e mbajtët peng me rrena këtë popull! Nuk ju shpëton nga e vërteta mali me rrena që po ndërtoni me urdhër të ustait tuaj për t’i zënë sytë, e hequr mendjen popullit nga grabitja fatale që keni bërë në 28 qershor. Kutitë dhe vetëm kutitë janë halli i madh, që ju bën të flisni përçart për Edi Ramën e opozitën me shpresën e kotë se populli do të harrojë kutitë. Kutitë dhe vetëm kutitë janë kërkesa jonë në emër të opozitës. Hapni kutitë ose ikni bashkë me kutitë nga pushteti, ku populli opozitar nuk ju lë të sundoni me vota të vjedhura! Pa hapjen e kutive s’ka zgjidhje, po vetëm zgjedhje”, reagoi deputetja socialiste ndaj koleges së saj demokrate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›