E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pernaska: Rama, jo presion grave të PS

 

Deputetja e PD-së, Lajla Pernaska në konferencën për shtyp denoncoi atë që e cilësoi si “imponim që z. Edi Rama, ju bën çdo ditë zonjave të nderuara të Partisë Socialiste, për të mbrojtur aktet primitive të këtij individi, dhunën e ushtruar në mënyre permanente kundër grave të familjes së tij”. “Ti z.Rama, në çdo vend të botës do merrje përgjigjen ligjore për dhunën permanente, që ushtron dhe këto sjellje të paskrupullta. Të nderuara zonja deputete te PS, të derdhni lot për mungesë të etikes parlamentare, duke u përpëlitur të avokatoni për të tilla akte dhune të kryetarit tuaj, bie ndesh rëndë dhe me një fakt tjetër, se keni përvetësuar në vite miliona euro e dollarë  në emër të luftës kundër dhunës në familje dhe të drejtave të grave”, tha Pernaska.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›