E Shtunë, 31 Tetor 2026

ALUIZNI: Si plotësohet kërkesa për tapi mbi ndërtimet pa leje në zonat turistike

Tiranë, 5 Gusht, NOA Që prej datës 10 Gusht 2010, nis procedura e plotësimit të kërkesës, për kalimin e të drejtës së pronësisë mbi truallin e njësive të ndërtuara, në zonat e stimuluara, me përparësi turizmin.

Ky lajm konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet zyrtare të Agjencisë së Legalizimit të Ndërtimeve pa Leje, duke sqaruar se personat e interesuar mund ti paraqesin këto kërkesa pranë drejtorisë qendrore të ALUIZNI-t, brenda 60 ditëve nga nisja e procedurës.


Sipas njoftimit të ALUIZNI-t kanë të drejtë të paraqesin kërkesë:

Subjektet e interesuar - persona fizikë apo juridikë, të cilët gëzojnë njësinë e ndërtuar dhe që kanë kryer një veprim juridik të drejtpërdrejtë ose të rrjedhur me personin e stimuluar, për kalimin e të drejtave reale mbi njësinë e ndërtuar, të ngritur brenda zonës së stimuluar, përpara datës së hyrjes në fuqi të ligjit nr.10186, datë 5.11.2009 Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin.

Personat e stimuluar - persona fizikë apo juridikë, të cilët kanë lidhur marrëveshje qiraje dhe zhvillimi me qiradhënësin (autoritetin shtetëror), për një veprimtari të stimuluar.


Plotësimi i kërkesës shoqërohet dhe nga paraqitja e dokumentacionit që vijon:

Dokumentacioni që paraqitet nga subjekti i interesuar

- Kontrata e lidhur me personin e stimuluar, për kalimin e të drejtës së pronësisë mbi njësinë e ndërtuar.

- Planimetria dhe sipërfaqja e njësisë së ndërtuar.

- Dokument pronësie për njësinë e ndërtuar (nëse disponojnë).

- Kopje të dokumentit të identifikimit ose ekstrakt të regjistrit tregtar.

- Dokumentacioni që paraqitet nga personi i stimuluar

- Marrëveshja e qirasë apo zhvillimit.

- Leja e ndërtimit për njësinë e ndërtuar.

- Planimetria dhe sipërfaqja në m² për njësinë e ndërtuar.

- Dokumente pronësie për njësinë e ndërtuar, ( nëse disponojnë).

- Kopje të dokumentit të identifikimit ose ekstrakt të regjistrit tregtar.

n.e/NOA

topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/sociale/91-sociale/28180-aluizni-si-plotesohet-kerkesa-per-tapi-mbi-ndertimet-pa-leje-ne-zonat-turistike","title":"ALUIZNI: Si plotësohet kërkesa për tapi mbi ndërtimet pa leje në zonat turistike","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›