E Diel, 1 Nëntor 2026

Ujësjellësi ndërpret lidhjet e paligjshme, than për ujë periferinë e Tiranës

Unaza e re Zogu i Zi Sauku dhe Kinostudio prej tre muajsh pa ujë, shkak ndërhyrjet në rrjet

Zona e Unazës së re, Zogu i Zi, Sauku dhe Kinostudio prej tre muajsh vuajnë në mënyrë drastike mungesën e ujit të pijshëm për shkak të ndërhyrjeve në rrjet nga drejtoria e Ujësjellësit të Tiranës. Janë më shumë se 70 mijë familje në zonën e Saukut të cilat prej

më shumë se tre muajsh thahen për pikën e ujit edhe pse i paguajnë rregullisht faturat. E gjithë avaria ka ardhur për shkak të ndërprerjeve të paligjshme e ndërhyrjeve në rrjet, nga drejtoria e Ujësjellësit për banorët që kanë kryer shkelje. Por nga ana tjetër, janë mijëra familje që i paguajnë faturat e ujësjellësit rregullisht e tashmë prej më shumë se tre muajsh vuajnë në mënyrë drastik mungesën e ujit të pijshëm. Por jo vetëm mijëra familje në zonën e Saukut vuajnë mungesën e ujit, edhe qindra familje të tjera tek Zogu i zi kanë probleme serioze pwr ndërprerjet pa kriter.

Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"

Last Updated on E Enjte, 05 Gusht 2010 20:53

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›