E Diel, 1 Nëntor 2026

Inspektoriati i Ndërtimit: Aksioni i fadromave në Dajt, jo nga ne por nga puishteti lokal

Tiranë, 5 Gusht, NOA Aksioni i sotëm në komunën e Dajtit, në periferi të Tiranës, nuk është kryer nga Inspektoriati Ndërtimor Urbaniastik Kombëtar, por nga pushteti lokal i zonës.

Ky ka qenë reagimi zyrtar i këtij institucioni lidhur me aksionin që ndërmorën sot fadromat në këtë zonë periferike, për të shkatërruar ndërtime informale, kundër të cilit janë hedhur pronarët e tyre, madje duke arritur deri në konfrontim me policinë.

Sipas Inspektoriatit të Ndërtimit, strukturat lokale nuk kanë varësi prej tij, por vetëm nga pushteti lokal, si komuna apo bashkia.

Duke kërkuar mirëkuptimin, dëshirojmë që të shmangim çdo keqkuptim në lidhje me zhvillimet dhe komentet mbi këtë veprim, pohojnë drejtuesit e këtij institucioni.

Dhe duke shtuar se për çdo paqartësi në lidhje me çdo zhvillim të mundshëm në të ardhmen për veprime të ngjashme që kanë ose jo lidhje me Inspektoriatin e Ndërtimit, duhet të kontaktojnë drejtuesit e kësaj strukture.

Ditën e sotme, një grua së bashku me katër fëmijët e saj ka kërcënuar se do të hidhej nga banesa nëse ajo do të shembej, ndërsa fadromat kanë shkuar për t'i shembur banesën e saj pa leje në komunën Dajt në afërsi të Tiranës.

Por pas ndërhyrjes së policisë, e cila ka zbritur nga tarraca gruan dhe fëmijët e saj, shembja e ndërtesës ka vijuar.

n.e/NOA

topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/sociale/91-sociale/28181-inspektoriati-i-ndertimit-aksioni-i-fadromave-ne-dajt-ishte-lokal-dhe-jo-i-yni","title":"Inspektoriati i Ndërtimit: Aksioni i fadromave në Dajt, jo nga ne por nga puishteti lokal","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›