ALUIZNI propozon rritjen e numrit të objekteve që legalizohen
Agjencia propozon: Objektet që ndodhen 100 metra larg akseve kombëtare, do të legalizohen
Eljona Ballhysa
Agjencia Kombëtare e Legalizimit dhe Urbanizimit propozon ndryshime të reja në ligjin e legalizimeve, që synojnë rritjen e numrit të objekteve që futen në proces legalizimi. Gjatë diskutimit në Komisionin Parlamentar të Ligjeve të projektligjit të propozuar nga Ministria e Financave, e cila u jep mundësi qytetarëve që të përdorin bonot e privatizimit për të shlyer detyrimet financiare, drejtoresha Juridike e ALUIZNI-it propozoi edhe disa shtesa në këtë projekt. Sipas zonjës Jeta Velaj, Agjencia propozon legalizimin e objekteve që ndodhen 100 metra larg akseve kombëtare. Sipas saj, në një largësi të tillë nga akset kombëtare janë ndërtuar pika karburantesh apo qendra tregtare, të cilat nuk mund të ndërtohen më larg se kaq. Ajo tha se kjo dispozitë sjell shfuqizimin në ligjin e legalizimeve të pikës 4/2 të Nenit 2. Përfaqësuesja e ALUIZNI-t propozoi edhe dy ndryshme të tjera, por që nuk ishin diskutuar më parë me Ministrinë e Financave, ndaj dhe u vendos që të diskutohen në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar të Ligjeve.
Propozimet
“Duke qenë se projektligji është një iniciativë e Ministrisë së Financave, ne nuk kemi pasur mundësi që të merrnim pjesë në debat për të bërë disa ndryshime të vogla, të cilat ne i kemi konsideruar si të rëndësishme në efekt të vazhdimësisë së punës. ALUZINI propozon disa ndryshime si në Nenin 2, pika 4, për të cilin kërkojmë shfuqizimin duke e konsideruar këtë si diskriminuese për faktin sepse nga praktika kemi vënë re se të gjitha ndërtimet formale që ngrihen në largësinë 100 metra nga aksi kryesor i rrugës, janë të kategorive që kanë destinacion social-ekonomik, siç janë pika karburanti, qendra tregtare, hotele etj. Për më tepër, të gjitha këto ndërtime i kanë të rregulluara raportet e pronësisë mbi tokën. Pra toka është e regjistruar në pronësi të këtyre personave që kanë ngritur këto ndërtime”, - është shprehur drejtoresha Juridike e ALUIZNI-t. Në ligjin e legalizimeve, pika 4/2 e Nenit 2 parashikohet që “fusha e zbatimit të këtij ligji nuk shtrihet për ndërtimet informale brenda një
distance prej 100 metrash nga akset rrugore kombëtare, me përjashtim të rasteve kur
ndërtimi informal përfshihet brenda një zone informale të miratuar”. Pikërisht kjo pikë propozohet të shfuqizohet duke i përfshirë këto objekte në proces legalizimi.
Një tjetër propozim i Agjencisë së Legalizimeve është që të gjitha objektet e legalizuara të përfshihen në procesin e regjistrimit fillestar në ZRPP, por pronari i këtij objekti nuk do të ketë të drejtë ta përdorë atë, ta shesë apo ta japë me qira derisa të paguajë detyrimet financiare ndaj shtetit. “Kemi kërkuar shtimin e një paragrafi në Nenin 15, i cili do të ketë përmbajtjen: ‘Për ndërtimet e legalizuara, për të cilat nuk janë shlyer pagesat e parashikuara në ligj, kryhen procedurat e regjistrimit duke vendosur kufizim sipas ligjit ‘Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme’ të ndryshuar. Kufizimi do të zgjasë deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve financiare’”, - është shprehur përfaqësuesja e ALUIZNI-t. Sipas saj, kjo dispozitë propozohet në kuadër të lehtësirave për qytetarët për pagesën e detyrimeve financiare të legalizimit dhe për t’i dhënë një hov përshpejtimit të këtij procesi. “Ne aktualisht jemi para faktit që për 70% të ndërtimeve informale kanë mbaruar procedurat për kualifikimin dhe pajisjen me leje legalizimi dhe ndërkohë pritet që të bëhet pagesa e këtyre detyrimeve që kanë të bëjnë me kalimin e pronësisë së parcelës ndërtimore. Në mënyrë që këto pasuri të mos mbeten peng, ne propozojmë që blloku të regjistrohet si pasuri e regjistruar e legalizuar, por ndërkohë të qëndrojë e kufizuar, d.m.th. personi të cilit i është legalizuar të mos ketë të drejtën të veprojë mbi të derisa të shlyejë detyrimet financiare”, - ka shpjeguar përfaqësuesja e ALUIZNI-t.
Propozimi i tretë që vjen nga Agjencia e Legalizimeve lidhet me shtesat në pallatet ekzistuese, për të cilat propozohet kalimi i pronësisë njëlloj me objektin ekzistues. “Duke qenë se në praktikë ndeshemi shpesh me raste të mosqartësisë së titujve të pronësisë, kemi propozuar një pikë 2, pas Nenit 17 të ligjit, që ka përmbajtjen: ‘Për objektet ekzistuese dhe ndërtimet me leje që nuk i kanë të rregulluara raportet e pronësisë mbi truallin mbi të cilat kanë shtesa informale, bëjnë kalimin i pronësisë së truallit në tërësi, në përputhje me përcaktimet e këtij ligji’”, - është shprehur drejtoresha Juridike e Agjencisë së Legalizimeve. Por, duke qenë se Ministria e Financave nuk është njohur me këto propozime, kryetari i Komisionit, Ilir Rusmali, u dha kohë përfaqësuesve të dy institucioneve që të koordinojnë ndryshimet dhe gjatë mbledhjes së sotme të shqyrtohen në Komision.
BOX
Propozimet
Shfuqizohet pika 4/2 e Nenit 2 të ligjit të legalizimeve, që parashikon se “fusha e zbatimit të këtij ligji nuk shtrihet për ndërtimet informale brenda një distance prej 100 metrash nga akset rrugore kombëtare, me përjashtim të rasteve kur ndërtimi informal përfshihet brenda një zone informale të miratuar”.
Shtohet një paragraf në Nenin 15:
“Për ndërtimet e legalizuara, për të cilat nuk janë shlyer pagesat e parashikuara në ligj, kryhen procedurat e regjistrimit duke vendosur kufizim sipas ligjit ‘Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme të ndryshuar’. Kufizimi do të zgjasë deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve financiare”.
Shtohet një pikë 2 në Nenin 17:
“Për objektet ekzistuese dhe ndërtimet me leje që nuk i kanë të rregulluara raportet e pronësisë mbi truallin mbi të cilin kanë shtesa informale, bëjnë kalimin i pronësisë së truallit në tërësi, në përputhje me përcaktimet e këtij ligji”.
6 Tetor 2009