E Diel, 1 Nëntor 2026

Golem/ Shembja në hotel, shoqërohet pronari dhe personeli

Pronari i hotelit ku mbetën të plagosur 5 nxënës kosovarë si pasojë e shembjes së ballkonit të hotelit është shoqëruar për në polici. Kujtim Roçi dhe personeli i hotelit
Janë shoqëruar për zbardhjen e shkaqeve të shembjes. Sipas të dhënave të para shkak i shembjes së hoteli 4-katësh ka qenë shpërthimi i një boileri. Ndërkohë që gjysma e katit të dytë është dëmtuar së tepërmi nga shembja. Pesë nxënësit kosovarë të plagosur janë dërguar në spitalin e Durrësit, dhe njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Policia bëri me dije emrat e dy prej nxënësve të plagour, Shkurte Matoshi 18 vjeç dhe Shaban Fetahu 19 vjeç.
Në hotelin që ndodhet pranë pishave të buta në Golem ishin akomoduar 52 nxënës kosovarë prej 5 ditësh. Ata kishin ardhur në vendin tonë për ekskursion.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj. Policia ende po heton për shkaqet e kësaj ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›