Mjeket: Nuk kemi mundesi financiare per te ndjekur konferencat
Mjeket kane reaguar pas deklarates se bere nga kreu i shendetesise, pavaresisht se ata jane dakord per kualifikimin dhe testimin e tyre, ajo qe kundershtojne eshte se nuk kane mundesi financiare te ndjekin konferencat. "Nese nje konference do te zhvillohej ne vende te ndryshme te botes, do te ishin te paket mjeket shqiptare qe do ta ndiqnin, pasi mundesite ekonomike jane te pakta. Nese keto mbulohen nga shteti atehere mund te na favorizojne per rritjen e krediteve te kerkuara", kane pohuar mjeket e Poliklinikes nr.3 te Specialiteteve ne Tirane. Ne pakenaqesi e tyre, jane edhe kushtet e punes ne te cilat ata punojne, duke i krahasuar ato me vendet e tjera Evropiane. Sipas mjekeve te poliklinikave, asnje mjek ne bote qe mban titullin profesor, nuk punon ne sherbimin paresor dhe kjo nuk ka si te ndodhe ne Shqiperi.
"Si mund te thuhet qe ka mjeke te paafte, kur prej vitesh nuk eshte investuar si ne aparatura ashtu edhe ne infrastrukture. Nderkohe qe asnje prej qendrave shendetesore nuk disponon nje kompjuter apo internet, ku mjeket te punojne apo te njihen me te rejat me te fundit. Edhe keto i bejme privatisht", jane shprehur mjeket e poliklinikave te specialiteteve. Per sa i perket formimit te tyre profesional, bluzat e bardha te poliklinikave jane shprehur se numri i mjekeve, te cilet kane kryer kualifikime eshte rritur nga viti ne vit.