ALlsvenskan
Elita e futbollit suedez, Allsvenskan është bërë fole e futbollistëve kosovarë. Vetëm gjatë këtij dimri, pesë lojtarë me prejardhje nga Kosova janë bërë pjesë e klubeve suedeze.
Së fundi, skuadra e Orebros angazhoi sulmuesin Kushtrim Lushtaku, të cilin e transferoi nga ekipit gjerman, Munchen 1860 dhe Valdet Ramën nga skuadra Hannover ’96. Kurse, nga vera e vitit të kaluar, pjesë e këtij ekipi është edhe mesfushori Denis Abdullahi, i cili erdhi nga skuadra finlandeze e Viikingut.
Sikurse Orebro, edhe Kalmar vendosi të përforcohet me lojtarë kosovarë. Ky klub para disa javësh transferoi Alban Dragushën (Skënderbeu), Liridon Lecin (Kastrioti) dhe Besnik Rrustemajn (Blackburn U19).
Pjesë e Kalmarit tash e disa vite është edhe portieri Etrit Berisha, i cili vazhdoi kontratën edhe për tri vjetët e ardhshëm.
Por, kësaj skuadre mund t’i bashkohet edhe një kosovar. Bëhet fjalë për sulmuesin Njazi Kuqi, i cili u testua për disa ditë në këtë klub edhe shumë shpejt pritet ta marrë një përgjigje rreth kontratës.
Përveç të lartpërmendurve, pjesë të klubeve suedeze janë edhe disa kosovarë të tjerë. Madje, Agon Mehmeti e Dardan Rexhepi janë shpallur kampionë me Malmon, derisa Ardian Gashi me Helsingborgs është fitues i kupës së Suedisë dhe nënkampion.
Ndërsa, edhe në vitet e kaluara në elitën e futbollit suedez disa lojtarë kosovarë kanë lënë gjurmë, edhe pse ata nuk kanë arritur të fitojnë ndonjë trofe me klubet e tyre.
Gjatë verës së vitit të kaluar, Emir Bajrami nga Elfsborg u transferuar te kampioni i Holandës, Twente, derisa Labinot Harbuzi la Malmon për t’iu bashkuar klubit turk, Genclerbirligi.
Futbollistët shqiptarë që luajnë në Allsvenskan
Kalmar
Etrit Berisha
Liridon Leci
Alban Dragusha
Besnik Rrustemaj
Orebro
Denis Abdulahi
Valdet Rama
Kushtrim Lushtaku
Malmo
Agon Mehmeti
Dardan Rexhepi
Halmstads
Anel Raskaj
Kujtim Bala
Guri Baqaj
IFK Norrkoping
Shpëtim Hasani
Astrit Ajdareviç
Helsingborgs
Ardian Gashi
Djurgarden
Trimi Makolli
Gais
Gëzim Istrefi
Trelleborgs
Fisnik Shala