HRW dënon sulmin ndaj medieve në Turqi

Nga Express më 06 mars 2011 në ora 17:00
Organizata Human Rights Watch ka kritikuar autoritetet turke për arrestimin e gazetarëve, ndërsa i ka bërë thirrje Ankarasë të tregojë angazhimin e saj për lirinë e shtypit.
Kjo thirrje vjen një ditë pasi mijëra njerëz protestuan në Ankara dhe Stamboll kundër arrestimit të tetë gazetarëve, të cilët u kapën së bashku me dy persona të tjerë, nën dyshimet për komplot të grusht-shtetit.
Shumica e gazetarëve të arrestuar janë kritikë të qeverisë turke.
Rasti ka tërhequr vëmendjen e organizatave për të drejtat e njeriut si dhe të qeverive perëndimore, përderisa Ankaraja kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.