Lufta ne Lac, shkak bllokimi i rruges
Policia arreston tre nga personazhet e perleshjes me arme ne mes te qytetit te Lacit mbremjen e se enjtes. Ata jane tre te plagosurit gjate shkembimit te zjarrit dhe prangat u jane vene ne spital nga policia e Kurbinit, qe beri te ditur se motivi i sulmit ka qene bllokimi i rruges me makine nga dy prej te demtuarve. Burime zyrtare thane se ndaluan te dyshuarit Viktor Fufi, Eduart Trokthi dhe Armir Reci, qe te tre te perfshire ne konflikt. Ndersa Viktor Fufi ka lene dje Spitalin Ushtarak, pasi ka marre edhe mjekimin paraprak, pas nje plage ne kembe, Eduart Trokthi vazhdon te kurohet ne kete spital, ndersa Armir Reci gjendet nen kujdesin e mjekeve te Durresit, jashte rrezikut per jeten. Mesohet se ata ruhen me police dhe pritet izolimi ne burgun e Shenkollit, per te pritur masen e sigurise. Agjentet kane arritur qe brenda disa oreve te zbardhin rrethanat, autoret dhe shkaqet e konfliktit te armatosur ne qytet qe terrorizoi per 20 minuta banoret mbremjen e se enjtes. Shkak i perplasjes, sipas policise, ka qene bllokimi nga ana e Viktor Fufit dhe Eduart Trokthit me makine te rruges, ku kalonte Armir Reci, i cili vinte perballe tyre. Fillimisht te rinjte kane ofenduar njeri-tjetrin dhe pas replikave kane nxjerre armet, duke qelluar per disa minuta. Burime te policise thane se, pavaresisht nga motivi qe kane dhene te plagosurit, vazhdojne hetimet ne pista te tjera per ndonje konflikt te vjeter mes dy paleve.