“AMC”, dhurata për fëmijët e Pediatrisë në QSUT
Nga Besian Ajazi
“AMC” pasi ka shpërndarë dhurata dhe ndihma për banorët e Shtëpive të Fëmijëve dhe të Moshuarve në te gjithe vendin, sot ka shperndare dhurata për pacientët e vegjël të shtruar në Pediatrin në QSUT. Në ceremoninë mori pjesë edhe ministria Godo.
TIRANE- Kompania e telefonisë celulare “AMC” shpërndan dhurata për fëmijët e shtruar në spitalin Pediatrik të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Së bashku me ministren e Shëndetësisë Anila Godo drejtues të “AMC” kanë marrë pjesë në një koncert të vogël festiv në spitalin Pediatrik dhe kanë shpërndarë pacientëve të vegjël lodra dhe dhurata të shumta me rastin e festave të fundvitit. Kompania “AMC” shpërndau 150 dhurata për fëmijët, të cilët natën e ndërrimit të viteve do ta kalojnë në këtë qendër spitalore. Ministrja Godo, duke u dhënë dhuratat dhe duke u uruar fëmijëve shërim të shpejtë, shprehu kënaqësinë që gjendej mes tyre në këtë ditë të veçante.
Shefja e Përgjegjësisë Sociale në “AMC”, Diana Sinoimeri, u shpreh se aktiviteti i sotëm konsistoi pikërisht në përcjelljene gëzimit te fëmijët që do të kalojnë natën e Vitit të ri në spital.
Ky është i disati vit rresht që Kompania “AMC” në kuadër të festave të fundvitit dhe Përgjegjshmërisë Sociale ndërmerr nisma duke shpërndarë dhurata dhe ndihma për kategori të caktuar njerëzish, si jetimë, të moshuat e të sëmurë. (a.r/balkanweb)