E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prangoset autori i aksidentit ku gjeti vdekjen 30 vjeçari

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të aksidentit të së dielës në mbrëmje ku gjeti vdekjen një 30 vjeçar dhe u plagos një tjetër. Ai është 21-vjeçari, Robert Muzhaqi, i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes pa i dhënë ndihmën e parë te dëmtuarve. 

TIRANE- Pas disa orësh kërkimesh intesive për autorin e aksidentit të rëndë përpara Ministrisë së Jashtme mbrëmjen e së dielës, policia arriti të arrestojë 21-vjeçarin, Robert Muzhaqi, i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Muzhaqi drejtonte një automjet me shpejtësi dhe ka përplasur për vdekje në tokë, 30-vjeçarin, Altin Papara nga Saranda dhe ka dëmtuar rëndë bashkëqytetarin e tij, Enton Këndezin. Autori i këtij aksidenti u largua duke mos i dhënë të dëmtuarve as ndihmën e parë mjekësore dhe u arrestua një ditë më vonë nga policia e kryeqytetit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›