E Shtunë, 31 Tetor 2026

AMC, 10 bursa studimi për nxënësit e shkëlqyer



Kompania e telefonisë celuulare AMC ka dhuruar sot 10 bursa studimi për nxënësit që kanë mbaruar shkollën e mesme me nota të shkëlqyra. Bursat e studimit janë shpërndarë kryesisht për degët ekonomik, juridik dhe informatikë në Universitetin e Tiranës dhe atë Politeknik. Në këtë aktivitet ka qenë i pranishëm edhe ministri i Arsimit Myqerem Tafaj, i cili ka përshëndetur këtë iniciative.
Sipas përfaqësuesve të AMC kjo është hera e tetë që kjo kompni ofron bursa studimi për nxënësit që mbarojnë shkollën e mesme me nota të mira. Gjatë fjalës së tij, ministri i Arsimit është shprehur se i ka bërë kërkëse rektoratit të Universitetit të Tiranës që herë pas herë të organizoje takime të studentëve me prëfaqësues të biznesit, në kuadër të larmishmerisë së orës mësimore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›