MSH: 144 të prekur nga virusi A/H1N1

Shkon në 144 numri i të prekurve me virusin e gripit të derrave në vendin tone. Të dhënat janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas MSH-së numri më i madh i të prekurve regjistrohet në Tiranë. Ministria ka kërkuar që klinikat dhe spitalet të vlerësojnë çdo rast të paraqitur me virusin e gripit të derrave.