E Shtunë, 31 Tetor 2026

AMC Prize 2009, arti bashkëkohor për artistët e rinj

Tiranë, 10 shkurt, NOA- Shanse për artistët e
rinj të artit pamor. Tema urbane dhe arkitektonike për një realitet të caktuar,
i përcaktuar nga studentët si një dëshmi artistike. Kjo është tema e ekspozitës
MAKET, një koncept figurativ, i cili vjen nga kuratorët-pedagogë në AAB në
Tiranë, Ardian Isufi dhe Najada Hamza dhe koordinator Genc Përmetin.

Ekspozita do të hapet në Galerinë FAP/Akademia
e Arteve duke shënuar edicionin e saj të dytë, nën okelion AMC Prize 2009.

MAKET do të dëshmojë realitete artistike, të
krijuara nga studentët e AAB në degët Multimedia, Grafikë, Modë&Tekstil,
Pikturë, etj duke u krijuar shanse artistëve të rinj të zhvillojnë tema urbane
për një realitet të caktuar. Qëllimi  i
kësaj ekspozite ka për objektiv përqëndrimin në realizimin e objekteve
tridimensionale, të frymëzuara nga projekte urbane, që tregojnë artistikisht
shoqërinë tonë tranzitore me kontrastet dhe diferencat në arkitekturë.

Ky diskutim shihet nga kuratorët jo vetëm si
një prezantim artistik, por edhe si një ftesë për një debat të artit pamor, ku
individi e gjen veten të mbyllur në një izolim urban dhe tenton në një
përpjekje artistike të krijojë realitete dhe virtualitete të reja, që u
përqasen realiteteve artistike të krijuara nga studentët.

Maket do të qëndrojë e hapur për të gjithë
dashamirësit e artit pamor nga data 9-20 shkurt 2010 në FAP.

s.m/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›