E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nobelisti egjiptian në shqip me Natën e njëmijë e një netëve

Tiranë, 11 shkurt, -NOAUnë jam bir i dy
qytetërimeve që në një kohë të caktuar kanë bërë një martesë të lumtur. I pari,
shtatë mijë vjeçar, është qytetërimi faraonik; i dyti, një mijë e katër qind
vjeçar, është ai islamik...Ishte fati im, zonja dhe zotërinj, të lindja në
prehrin e këtyre dy qytetërimeve, dhe të thithja qumështin e tyre, të
ushqehesha me letërsinë dhe artin e tyre. Me pas piva nektarin e kulturës suaj
të pasur e mahnitëse. Nga frymëzimi i gjithë kësaj-si edhe ankthet e mia
personale-prej meje rrodhën fjalët, u tha Nagib Mahfouz të ftuarve në
ceremoninë e Nobel-it...

Duhej të bëhej i njohur më shumë për auditorin
shqiptar autori egjiptian dhe ndaj botuesi i ZENIT-it,Krenar Zejno, si
zakonisht nuk ka hezituar. Nagib Mahfouz, Nobeli i vitit 1988, është për
publikun shqiptar me një libër të këndshëm dhe një nga më të mirët e tij: Nata
e njëmijë e një netëve.

Këtë mision, e ka kryer me sukses përkthyesi i
njohur Hysen Sinani. Përfundimisht, në Koleksionin Orientim të Zenit, bashkohet
dhe Mahfouz, një nga autorët më të mrekullueshëm të kohës sonë me librin e
njohur të tij. Nata e një mijë e një netëve , që literatura e përmend si një
pjesë shoqëruese e vetë librit të madh të Njëmijë e një netëve përfshihen edhe
shumë nga karakteret e tilla si Shahryar, Scheherazade dhe Aladdin, që janë dhe
në librin e madh të trashëgimisë botërore. Mahfouz, në historinë e letërsisë,
do të mbahet si një eksplorues i këndshëm dhe u bë i njohur për ekskursionin e
tij të gjatë në psikologjinë arabe. Ai arriti që ta fshehë me shumë kujdes
gjykimin e tij politik nën alegorinë dhe simbolizmin. Kurse grishja e këtij
libri është që edhe ne endemi dhe mësojmë përmes syve të personazheve atë botë.
Një të tillë që gjithmonë sështë shumë e prekshme për ne. Ashtu si është kjo
botë e tillë e madhe, kultura arabe, me një kulturë aq të madhe dhe po aq shumë
mbresëlënëse.

Për fat, fjalët e tij tashmë rrjedhin dhe
shqip nën një përkthim të pastër dhe të gjetur të Sinanit, që na e bën më të
lehtë këtë rrugëtim në letërsinë e këtij egjiptiani të shquar. 

Milena Selimi/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›