E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet sipari i Festivalit 10-ditor të Filmit në Gjermani

Berlin, 11 shkurt, NOA Në kryeqytetin e
Gjermanisë fillon sot edicioni i radhës së Festivalit të Filmit. Mësohet se brenda
tij marrin pjesë si filma të Hollivudit me buxhet të madh, ashtu edhe filma të
regjisorëve të pavarur. Ndërsa filmi që do të hapë siparin e këtij evenimenti të
rëndësishëm artistik mësohet të jetë realizimi i regjisorit kinez, Vang Kuanan.

Festivali do të zgjasë 10 ditë kurse juria drejtohet nga regjisori gjerman,
Verner Hercog, ndërsa dy çmimet kryesore të festivalit janë Ariu i Artë dhe
Ariu i Argjendtë.

Ndërkaq, ditën e nesërme është parashikuar që
të jepet premiera e filmit Ghost uriter e regjisorit Roman Polanski, i cili
aktualisht gjendet në arrest shtëpiak në Zvicër për shkak të akuzave nga
drejtësia amerikane për dhunim.
n.e/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›