E Shtunë, 31 Tetor 2026

Selin Dion rikthehet në Las Vegas

Las Vegas,11 shkurt, NOA-  "Këngëtarja kanadeze Selin Dion, e cila
ka pesë vjet që nuk shkel në Las Vegas do të rikthehet në vitin e ardhshëm, me
një seri koncertesh të reja në një kazino të qytetit, ka bërë me dije revista
People.

Selin Dion ka bërë të ditur se në Cezar
Palace, ku ka dhënë disa koncerte të ndara që nga 2007, tashmë ka planifikuar
një seri koncertesh, të cilat do të fillojnë që nga 15 marsi i vitit 2011.

Do të jenë këngë të mrekullueshme, vargje të
mrekullueshme. Mendoj se koncerti do të tërheqë shumë njerëz, ka bërë të
njohur këngëtarja. Kam përgatitur ato këngë që publiku dëshiro të dëgjojë dhe
thuhet se në të njëjtën kohë ka edhe disa kolona zanore nga këngë të ndryshme.
Atë do e ndjekë një orkestër me rreth 30 muzikantë.

m.s./NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›