E Shtunë, 31 Tetor 2026

AMC, dhuron 600 rrënjë blir për Bashkinë Kamëz

 

TIRANE- Kompania e telefonisë celulare AMC bëhet pjesë e nismës “Qyteti i gjelbër”, përmes dhurimit të 600 rrënjëve blir në Bashkinë e Kamzës. Pemët e dhuruara nga kjo kompani do të mbillen përgjatë bulevardit “Blu” në një gjatësi prej 2 km që nisin nga qendra drejt Universitetit Bujqësor.
Të pranishëm në këtë nismë ishte drejtori i Përgjithshëm i kompanisë AMC Stefanos Oktapodos dhe kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu. Këshilli bashkiak i Kamëz në shenjë falënderimi, jo vetëm për kontributin që kjo kompani ka dhënë në këtë qytet, por edhe në të gjithë vendin, ka vendosur emërtimin e një rruge, si rruga AMC. Ndërsa i ka akorduar drejtorit të Përgjithshëm të AMC-së Oktapodos, çmimin mirënjohja e qytetit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›