Meta: Është koha ti kthehet dinjiteti nënpunësve
Kreu i LSI, Ilir Meta gjatë një takimi me ish punonjës të administratës, të shkarkuar për motive politike, deklaroi se qeveria i zëvendësoi ata me militantë. Ndër të tjera, Meta tha se është koha ti kthehet dinjiteti nënpunësve të shtetit.
TIRANE- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta gjatë një takimi me ish punonjës të administratës, të shkarkuar për motive politike, deklaroi se qeveria i zëvendësoi ata me militantë.
“Shumë nëpunës civilë janë larguar nga puna, pavarësisht se kanë fituar edhe gjyqet sipas ligjit në fuqi, dhe për fat të keq ne shohim se administrata politike është një nga dështimet më të mëdha të qeverisë aktuale dhe ky është një nga shkaqet kryesore të dështimit të reformave në përgjithësi në vend” u shpreh Meta.
Ndër të tjera, kreu i LSI-së tha se pagat e administratës janë konkurruese me sektorin privat dhe se është koha ti kthehet dinjiteti nënpunësve të shtetit. Meta ka garantuar të gjithë të pranishmit se LSI do të rritë optimizmin e njerëzve më të përgatitur të vendit për të shërbyer në administratën publike. “Ne do të synojmë që pagat në administratën publike të jenë plotësisht të konkurueshme me ato në sektorin privat”deklaroi lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim . (e.n/balkanweb)