Polonia mbështet Shqipërinë për statusin kandidatë
Një ditë pasi Rehn i kërkoi Shqipërisë të mos aplikojë para zgjedhjeve, Polonia deklaron mbështetje për vendin tonë sapo kjo kërkesë të bëhet realitet. Deklarata është bërë nga kryetari i Kuvendit Polak gjatë një vizite në Tiranë.
TIRANE- Polonia do të mbështesë dhe miratojë kërkesën e Shqipërisë për statusin e kandidatit për në Bashkimin Europian. Një ditë pas deklaratës së komisionerit për zgjerimin Olli Rehn, se Shqipëria duhet të aplikojë pas zgjedhjeve të qershorit për këtë status, kryetari i kuvendit polak Bronislav Komorovski, jep mbështetjen e tij Shqipërisë nga Tirana pas takimit me homologen e tij Jozefina Topalli. Gjithashtu gjatë këtij takimi u theksuan edhe vështirësitë që do kaloj Shqipëri në këtë proces.
“Nëse një kërkesë e tillë do të bëhet fakt i kryer, ju siguroj se parlamenti Polak do ta miratojë këtë kërkesë”- tha Komorovski.
Në emër të Kuvendit kryetarja Topalli, falënderoi Poloninë si mbështetëse e denjë e proceseve integruese të Shqipërisë si në anëtarësimin në NATO ashtu edhe në Bashkimin Europian.
Kryetari i Kuvendit Polak ka zhvilluar gjithashtu takime me Presidentin e Republikës Bamir Topi, si dhe me kryeministrin Berisha. Polonia në një rast të ngjashëm me Shqipërinë është bërë më parë anëtare e NATO-s në vitin 1999 dhe vetëm 5 vjet më vonë u bë anëtare e Bashkimit Europian. (a.r/news24/balkanweb)