E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesmeni italian "në kurthin" e drogës shqiptare

Një sipërmarrës ndërtimesh milanez, i dëshpëruar nga kriza që po përjetone firma e tij, është shndërruar në një trafikant droge, duke shpresuar se do të zgjidhte problemet e tij financiare. Një punëtori i tij shqiptar, i ka propozuar të hapë një degë në Shqipëri, duke përfituar nga situata e mirë ekonomike që paraqitet në Shqipëri. Menjëherë pasi ka ardhur në Shqipëri, sipërmarrësi është joshur nga disa trafikantë shqiptarë që i kanë propozuar të transportojë në makinën e tij dhjetë kilogramë kokainë,me një shpërblim prej 1 mijë euro për kilogramë. Sipërmarrësi dhe punëtori i tij shqiptar janë arrestuar në një nga udhëtimet e tij nga Belgjika, teksa transportonte drogën. Nuk dihen ende emrat e të arrestuarëve.Lajmi është publikuar në gazetën "Corriere Della Sera".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›