E Diel, 1 Nëntor 2026

AMC investim 15 mijë euro për fëmijët me aftësi të kufizuara në shkollën ‘Luigj Gurakuqi’

TIRANE-Të ardhurat e projektit “mesazhe shprese” lancuar nga kompania celulare AMC gjatë festës së ndërrimit të viteve i kanë kaluar këtë vit shkollës speciale ‘Luigj Gurakuqi’ në kryeqytet.

Investimi kap vlerën 15 mijë euro dhe ka mundësuar kompletimin e 11 klasave me kompjutera dhe projektore, për zhvillimin programeve individuale, për rreth 100 fëmijë me aftësi të kufizuara mendore që studiojnë në këtë shkollë.

Gjatë ceremonisë se inagurimit të mjeteve të reja didaktike ishin të pranishëm përfaqesues të AMC dhe Zv/Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Nora Malaj.
Përmes kësaj nisme të përvitshme AMC synon të ndihmojë dhe mbështese fëmijet me nevoja të vecanta në të gjithë Shqipërinë si dhe institucionet që kujdesen për ta.

(d.b/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: AMC investim ne shkollen 'Luigj Gurakuqi' VIDEO: AMC investim ne shkollen 'Luigj Gurakuqi''

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›