Ndahet nga jeta Esmeralda Uruçi, ish-ministrja e Kulturës
TIRANE- Ndërron jetë në moshën 51-vjecare ish-Ministrja e Kulturës, Esmeralda Uruci.
Mbeten ende të paqarta shkaqet e vdekjes së parakohshme të Urucit ndërkohë që te aferm te saj kane konfirmuar per News24 se Uruci ka nderruar jetë në spital në Tiranë, si pasojë e disa komplikacioneve të rënda.
Ajo është ndarë nga jeta rreth mesditës së sotme në repartin e neurokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Duhet theksuar se shëndeti i saj ka ardhur duke u përkeqësuar pas aksidentit të rëndë automobilistik që pësoi në dhjetor të vitit të kaluar në autostradën Tiranë-Durrës.
Mjekët kanë konfirmuar se ish-Ministrja kaloi një sërë komplikacionesh përfshi dhe meningjitin. Ajo u kurua dhe jashtë shtetit por në fund iu nënshtrua trajtimit mjekësor në QSUT.
KUSH ISHTE ESMERALDA URUÇI
Esmeralda Uruci është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë dhe në Fakultetin e Drejtësisë me rezultate të shkëlqyera.
Ajo ka qenë lektore në disa universitete të vendit, Dekane e Fakultetit të Ekonomisë, Drejtore e Marrëdhënieveme Publikun në Bankën e Shqipërisë, Ministre e Kulturës, Rinisë e Sporteve e të tjerë.
Prof. Esmeralda Uruci ka kryer disa specializime dhe kërkime shkencore si në Universitetin e Padovas, Perugia-s dhe Bologna-s në Itali; në Universitetin TEI tëPireut (Greqi); në Universitetin e Ljubjanës (Slloveni); Universitetin e Nebraskës,SHBA; në shkollat pasuniversitare në Olstyn (Poloni); Bari (Itali); Athinë (Greqi) si dhe kualifikime në sistemin bankar, në Gjermani, Çeki dhe në Bankën Qendrore Evropiane.
Aktiviteti i saj pedagogjik e shkencor është i gjërë dhe i gjithanshëm. Ka marrë pjesë në disa projekte kërkimore e shkencore.
Është autore e disa teksteve universitare. Botimet brenda dhe jashtë vendit përbëjnë veprimtarinë publicistike me tema që kryesisht prekin probleme ekonomike të periudhës së tranzicionit.
(d.b/ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kuvendi 1 minutë heshtje për Esmeralda Uruci