E Diel, 1 Nëntor 2026

Jensen: Korrupsioni luftohet duke mos bërë korrupsion

Përmet- Ambasadori i Danimarkës në Shqipëri,  Ankjaer Jensen, ka deklaruar se e vetmja mënyrë për të plotësuar kriteret e Bashkimit Europian është që të ketë bashkëpunim politik.

I pranishëm në një konkurs mes nxënësve të shkollave në Përmet lidhur me njohuritë e BE- së, ai në një prononcim për mediat u shpreh se votimi i ligjeve me 3/5 është një hap pozitiv për vendin, por kjo frymë bashkëpunimi duhet të vazhdojë deri në plotësimin e 12 kushteve.

“12 rekomandimet që BE i ka kërkuar Shqipërisë duhen plotësuar. Kjo është diçka që duhet bërë dhe ju mund ta bëni brenda këtij viti nëse ekziston vullneti politik. Nëse ekziston vullneti politik Shqipëria mund të celebrojë 100 vjetorin e pavarësisë me statusin e vendit kandidat. Miratimi së fundi i disa ligjeve me konsensus nga të dy palët dëshmon se situata mund të jetë më shpresëdhënëse. Gjithësesi ende kërkohet angazhim dhe vullnet politik dhe më shumë puna nga të dy palët dhe nga qeveria për të përmbushur 12 standardet që BE i ka vendosur Shqipërisë. Eshtë plotësisht e mundur dhe përgjegjësi e të gjitha palëve- tha Jensen.

Gjithashtu ai u shpreh se dhe vetë shoqëria duhet të bëjë më tepër në këtë aspekt, pasi duhet tu kërkojë më tepër llogari personave që ka votuar.

Unë jam optimist për të ardhmen e Shqipërisë dhe jam i sigurtë se ka të ardhme. Pavarësisht luhatjeve të politikës, që sigurisht janë evidente, mendoj se njerëzit duhet të kërkojnë më shumë nga liderët e tyre dhe liderët t’i përfaqësojnë denjësisht ata, vetëm nëse bëhen përpjekjet e duhura dhe plotësohen 12 rekomandimet statusi i vendit kandidat do të arrihet”, – deklaroi Jensen.

Ndërsa më tej ai u shpreh i shqetësuar për nivelin e korrupsionit në vend dhe sipas tij mënyra më e mirë për të ndaluar korrupsionin është të mos bëhet korrupsion. Sipas tij antarsimi nuk është si të ndërtosh një shtëpi të re, por vetë pushtetarët dhe qytetarët duhet të mësohen të mos bëjnë korrupsion.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Zgjedhja e presidentit, PE: Partitë të mos krijojnë probleme të tjera Bruksel- Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Nicolaos Chountis ka...
  2. E shkuara, Arvizu: Të mos përdoret më si justifikim i dështimëve Tiranë- Ambasadori i Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka bërë...
  3. Jensen: Integrimit të Shqipërisë i nevojiten vepra, jo fjalë Tiranë- Unë jam danez dhe kur e konsideroj se me...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›