Kuvendi 1 minutë heshtje për Esmeralda Uruci
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë me propozim të deputetit të Partisë Socialiste Pandeli Majko mbajti një minutë heshtje në nder të ish- ministres së Kulturës Esmeralda Uruci, e cila u nda sot nga jeta.
Në fund të seancës së sotme parlamentare, deputeti Pandeli Majko i kërkoi kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli që të mbahej 1 minutë heshjte në respekt të ish-ministres së ndjerë.
"Ju ftoj të mbajmë 1 minutë heshtje në nder të ish-ministres Esmeralda Uruci, e cila sot u nda nga jeta. Politikane që ka lënë pas një model qetësie, ftoj Parlamentin ta nderojë me një minutë heshtje”,- u shpreh Majko.
Kryeparlamerntarja Topalli pas kërkesës u kërkoi deputetëve të mbajnë 1 minutë heshtje. Ish-Ministrja e Kulturës, Esmeralda Uruci ndërroi jetë në moshën 51 vjecare mesditën e sotme.
(el.me/BalkanWeb)