E Shtunë, 31 Tetor 2026

AMC-ja ndihmon zonat e bllokuara

Breaking Views

AMC ne pergjigje te situates emergjente te krijuar ne vend ka ofruar ndihme per zonat e prekura nga moti i keq ne Shqiperi. 600 karta telefonike SIM dhjetera telefona celulare dhe mijera minuta kohe bisede jane vene ne dispozicion te Drejtorise se Pergjithshme te Emergjencave Civile e cila do tua dorezoje pushtetit vendor dhe ekipeve te shpetimit ne zone. AMC ka siguruar edhe sasi te konsiderueshme ushqimesh dhe veshjesh per banoret e zonave veriore dhe juglindore ku ndihen me teper efektet e dimrit te ashper. Stafi teknik i AMC-se ka marre masat e nevojshme qe komunikimi celular te vazhdoje edhe ne kushtet me te renda atmosferike. Aktualisht rrjeti i AMC eshte ne funksion te plote ne cdo zone te perfshire nga vala e te ftohtit. Drejtori Ekzekutiv i AMC-se zoti Dimitris Blatsios tha se Ky eshte nder ato raste kur bizneset duhet ti kthejne dicka shoqerise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›