Shqiperia ne emergjence qeveria ben shou
Pirro LUTAJ Armando PRENGA
Duket se moti me shume se sa kapricioz po ecen ne ciklet normale te tij. Situata te rralla ne fakt por jo se nuk kane ndodhur me pare. Kulmi i asaj qe mbahet mend eshte viti 1985 kur Veriu i Shqiperise u bllokua totalisht nga debora. Qe keto fenomene te natyres te perballohen me sukses kerkohet minimalisht qe qytetaret te kene aleate te tyre me se paku qeverine. Ne fakt kjo qeveri aktuale nuk eshte ajo per te cilen votuan shqiptaret ne vitin 2009 por eshte ajo qe vodhi dhe trafikoi votat e shqiptareve. Vitet e fundit nga zonat rurale kane levizur pjesa me e madhe e banoreve te cilet jene vendosur ne zona urbane dhe kane bere shume mire. Imagjinoni sikur sot ne ato zona teresisht te harruara nga qeveria ne menyre te vecante ne Veri Verilindje dhe Juglindje te ishte prezente popullsia qe eshte zhvendosur Problemi shtrohet se ne nuk po e kuptojme akoma si e do qeveria e Sali Berishes motin me qellim qe tu thote qytetareve shqiptare se nen kujdesin e tij dhe te qeverise qe ai drejton nuk do te kene asnje pasoje. Ne ultesiren bregdetare kemi probleme pasi ne dimer na mbyten fushat dhe deti na gllaberon qindra hektare toke. Ne zonat kodrinore dhe malore pyjet jane prere dhe erozioni po ben kerdine. Lumenjte dhe shtratet e tyre jane degraduar nepermjet marrjes se inerteve dhe jane prishur plotesisht sistemet bonifikuese te zonave fushore pasi ishin te kohes se diktatures. Hidhen miliona dollare te cilet cdo vit i merr lumi apo perpihen nga zullumi qeveritar. U hodhen miliona ne permbytjen e janar-marsit te 2010-s ne Shkoder por fatkeqesisht nuk ka ende nje shifer totale te llogaritur pasi ato i mori permbytja e dhjetorit te po atij viti. Jane hedhur kushedi se sa te tjera miliona leke investime por mos e dhente Zoti qe edhe keto te perfundojne ne det sepse na rezultojne investime jo efektive. Kjo qe po ndodh aktualisht ne zonen verilindore eshte vertet fatkeqesi por fatkeqesi qe duhen perballuar ne radhe te pare nga vete qytetaret por edhe nga shteti me institucionet e tij. Qytetaret e kane pranuar dhe u jane pergjigjur te gjitha detyrimeve qe u takojne por si po shperblehen ata Me vuajtje e varferi ekstreme me pamundesi per te perballuar fatkeqesi te natyrave te ndryshme dhe me tallje te qeveritareve nga ekranet televizive. Te gjitha zonat e bllokuara nuk kane asnje mundesi informimi pasi nuk ka energji elektrike. Ata tani edhe pse nuk e degjojne dot po e kuptojne se qeveria i ka braktisur. Qeveria nuk i ka ata ende neper lista pasi nuk eshte ne gjendje te thote sa njerez jane te izoluar Cila eshte sasia e rezervave qe ata kane dhe nese nuk kane pse nuk i kane Cila eshte sasia e gjese se gjalle ne ato zona te izoluara dhe sa rezerva ushqimore kane per to Ku i ka statistikat qeveria qe te beje sot diferencen per dicka ekstra nese do te ishte e nevojshme sic eshte ne fakt per shkak te situates se paparashikueshme Guxojme te themi se qeveria nuk ka asnje llogari te tille dhe se as nuk ka menduar nje emergjence te kesaj natyre. Qeveria ia ka lene gjithcka ne dore fatit dhe lutet me syte nga qielli ishalla nuk ndodh ndonje fatkeqesi natyrore apo njerezore sepse ajo nuk ka planizuar asgje per ti perballuar ato. Teksa degjonim Kryeministrin e vendit i cili fliste nga qyteti i Kukesit per gjendjen e emergjences si cdo qytetar i zonave te perfshira ne emergjence kudo neper vendin tim thoshim se nuk ka tallje me te madhe. Zoti Kryeminister Ne kemi qene dhe jemi ne emergjence per shkak te varferise ekstreme qe na ka pllakosur prej kohesh por ku keni qene Ju dhe qeveritaret e tu Sjelljet e qeveritareve dhe pushtetareve perfshi ketu edhe Kryeministrin perballe kesaj situate jane donkishoteske. Te gjitha situatat e emergjences te ndodhura vitet e fundit nuk na kane sherbyer aspak per te ndertuar strategjite e duhura per vendin dhe qytetaret kudo ata jetojne. Nese do te llogariten parate e shpenzuara ne keto emergjenca dhe po te shpenzoheshin ato me projekte afatgjata nuk do te ishim ne kete situate e cila po gllaberon e gllaberon fonde dhe varferon gjithnje e me shume arken e shtetit e per rrjedhoje pasurine e popullit. A nuk eshte qesharake kur shikon sot ne magjistralet kryesore te rrugeve te bllokuara nga debora disa mjete ushtarake te kohes se miqesise shqiptaro-kineze apo fadroma te cilat nuk jane te destinuara per ate lloj pune dhe qe nuk i kane kapacitetet e nevojshme. Ketu gjejme rastin te ngreme nje shqetesim qytetar per ushtrine shqiptare anetare e NATO-s e cila ne nje angazhim te tille qe perben nje nga detyrat kryesore te saj per kohe paqeje sic eshte perballimi i emergjencave civile shfaqet me mjete ushtarake te viteve 70 a thua se keshtu perballohen situatat emergjente I ndiejme te gjithe ushtaraket qe shkojne ne keto emergjenca dhe vleresoj lart perkushtimin qe ata tregojne por nuk mund te pajtohemi kurrsesi me abuzimin qe behet ndaj tyre. I pergezojme dhe u jemi mirenjohes per gjithcka ata bejne por nuk mund te ndihemi mire kur Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Pergjithshem vazhdon ti lere ne gjendje ekstremisht te mjerueshme ne raport me pajisjet me te cilat duhet te pajisen ata. fare do ti kushtonte Ushtrise Shqiptare qe te pajise me mjete bashkekohore Brigaden e Mbeshtetjes Rajonale apo edhe struktura te tjera te saj me qellim perballimin e emergjencave te kesaj natyre. Suksesi i punes se FA kerkon qe ato te pajisen me mjetet e nevojshme dhe te sterviten per te qene ne gatishmeri me qellim perballimin e cfaredo lloj emergjence. Nuk mendojme se kjo eshte ceshtje fondesh pasi ato jane por duhen perdorur konform prioriteteve per te rritur efektivitetin e FA-se ne keto lloj operacionesh. Eksperienca e ushtrive te vendeve te NATO-s eshte prezente per zgjidhje te emergjencave edhe me ekstreme por vetem se ato duhet te kuptohen drejt dhe te pershtaten per kushtet e vendit tone i cili nuk eshte ne kushte dimri me te veshtira se Zvicra Norvegjia Suedia etj. Populli dhe situata kerkojne masa konkrete dhe strategji afatgjata ne kete drejtim. Duke shprehur solidaritet me banoret e zonave te emergjences le te shpresojme se qeveria do tu largohet shfaqjeve televizive dhe do te marre persiper pergjegjesine qe nuk perballon dot me emergjenca sepse nuk e ka mendjen te qytetaret por tek agallaret
Autoret Deputetet jane anetare te Komisionit Parlamentar per Sigurine Kombetare